Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku natyror “Sinite kamëni” rivendos ekosistemin e tij në kuadrin e programit operativ “Mjedisi”

Foto: BNR
“Sinite kamëni” (Gurët blu) është një park natyror, që mban emrin e një masivi të bukur në afërsi të qytetit Slliven. Masivi me emrin romantik është pjesë e vargmalit Stara pllanina dhe është formuar nga shkëmbinj kuarci. Reliefi është i larmishëm dhe krijon kushte të mrekullueshme për jetesë të përfaqësuesve të faunës në Bullgari - siç janë dhelpra, lepuri, sorkadhja, derri i egër, kaprolli, lloje të ndryshme insektesh dhe fluturash. Zogjtë përbëjnë një prej pasurive më të mëdha të parkut natyror “Sinite kamëni”.

Këtu ato janë 176 lloje. Mes tyre janë shqiponja që bën foletë në shkëmbinj, shkaba e vogël egjiptiane, fajkua e madhe, sokoli. Mes përfaqësuesve të gjitarëve që jetojnë në parkun natyror si edhe në shumë vende të tjera të Bullgarisë është citeli, një lloj i cili bën pjesë në grupin e llojeve globale të rrezikuara. Një banues i livadheve dhe arave, citeli është një lloj i ketrit përdhe, i cili nuk mund të jetoj në bar të lartë. Prandaj edhe vendetqendrimet, ku janë shtrirë popullacionet e tij duhet të përdoren për kullota ose të kositen. Si rezultat i braktisjes së kullotave dhe i tokave të papunuara ky lloj shumë i rrallë po zhduket. Kjo nga ana e tij ka çuar në zhdukjen e një sërë zogjsh grabitqar, për të cilat citeli përbën ushqimi kryesor. “Shkaku kryesor për lindjen e këtij problemi është veprimtaria e njeriut” - shpjegon inxhinier Ivan Ivanov nga Parku natyror “Sinite kamëni”. Sipas fjalëve të tij, ai ka filluar të shfaqet që në fund të viteve 60 dhe në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar, ku kopetë u bënë shtetërore, dhe është thelluar sidomos shumë gjatë 30 vjetëve të fundit.

“Pikërisht vëzhgimet tona na shtynë që të përfshijmë rivendosjen e popullacioneve të citelit evropian në planin e administrimit të Parkut natyror “Sinite kamëni”, shpjegon inxhi. Ivanov. Gjatë 4-5 vjetëve të fundit punojmë edhe për rivendosjen e popullacioneve të shkabës egjiptiane, ndërsa gjatë vitit të fundit edhe të shqiponjës kokëbardhe. Shkaku për zhdukejn e këtyre llojeve është lidhur me uljen drastike të blegtorisë dhe braktisjen e livadheve në rajon. Për ta kapërcyer këtë problem po punojmë me partnerë të ndryshëm. P.sh. me përfaqësuesit e Fondit për florën dhe faunën e egër kemi lidhur memorandum për 3 vjet. Ata punojnë mbi një projekt për rivendosjen e popullacionit të deleve të racës karakaçane . Që projekti të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm, duhet të punohet për mbajtjen e kullotave edhe gjatë viteve të ardhshme. Punojmë edhe me një fermer të ri, i cili kujdeset për një kope prej 300 deleve.”

Projekti për rivendosjen e popullacionit të citelit në Parkun natyror “Sinite kamëni” realizohet me ndihmën financiare të programit operativ “Mjedisi 2007-2013”, që bashkëfinancohet nga BE në kuadrin e Fondit evropian për zhvillimin rajonal. Vlera e tij totale është rreth 235 000 euro.


“Gjatë kësaj periudhe trevjeçare ne do të studiojmë edhe sipërfaqe të tjera me vendqëndrimet e citelave, të cilat i kemi përshkruar paraprakisht. Nga vendet, ku popullacioni është normal, do të kapen rreth 250 citela dhe do ti transferojmë në territoret, nga janë zhdukur. Kjo bëhet për herë të parë në Bullgari në bazë të një teknologjie të posaçme, e cila huazohet nga Polonia dhe Sllovakia. Në kullotat do të ndërtohen vatha verore me godina të posaçme për çobanët, vrojtore, për të bërë një kontroll të pandërprerë të citelave dhe zogjve grabitqar".

"Në lokalitetin Karandila do të ndërtohet në qendër informative. Atje do të paraqiten materialet për rëndësinë e zogjve grabitqar, shkabave dhe citelit. Janë parashikuar dhe një sërë aktivitetesh arsimore ndër banorët vendas dhe nëpër shkollat, sepse në përfytyrimet e njerëzve shkabat përbëjnë një rrezik për kafshët shtëpiakë. Ky mendim nuk është i drejtë, sepse siç dimë, shkabat janë sanitarët e natyrës dhe ata nuk sulmojnë kopetë dhe zogjtë shtëpiakë. Tek ne ka kushte të mrekullueshme për rivendosjen e popullacionit të tyre, ne vetëm duhet të rivendosim bazën ushqimore për ta dhe qetësimin. Qëllimi ynë afatgjatë është zhvillimi i turizmit ornitologjik në malin Stara pllanina rreth qytetit Sliven. Kemi pasur deri tani vizita të grupeve me amatorë dhe specialistë nga Bullgaria dhe nga jashtë shteti të cilët vijnë tek për ta vëzhguar shkëmbinjtë dhe vendet ku shqiponja bën foletë e saj. Kemi dhe disa çifte të shqiponjës mbretërore, të cilat gjithashtu janë të rralla dhe të rrezikuara.”

 

 Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD