Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi turneu i këngëtares Desi Dobreva në ShBA

Foto: BGNES
Para pak kohe këngëtarja Desi Dobreva dha një sërë koncertesh në SHBA. I pari u zhvillua gjatë muajit nëntor në Las Vegas, kurse ai i fundit – gjatë dhjetorit në Boston. Desi Dobreva është ambasadore zyrtare e vullnetit të mirë e fushatës “Delegat bullgar i të rinjve 2010 – 2011” pranë OKB-së. Koncertet e saj janë lidhur me disa përvjetorë: 55 vjet nga hyrja e Bullgarisë në OKB, 25 vjet nga themelimi i Vitit ndërkombëtar të rinisë dhe 5 vjet nga organizimi i iniciativës “Delegat i OKB-së”.

Gjatë vitit 2010 këngëtarja mori çmimin Interpretuese e vitit me rastin e Çmimeve vjetore muzikore të BG radios. Ajo fitoi dhe çmimin e dytë të festivalit Asia New Singer Festival në Kinë (një prej forumeve më të mëdha ndërkombëtare) për muzikë pop të shteteve aziatike. Ai u zhvillua në fillim të muajit maj të vitit 2010. Bullgaria mori pjesë për herë të dytë në këtë konkurs bashkë me përfaqësues të akoma 20 shteteve, ndër të cilët vetëm 10 arritën deri në seleksionimin përfundimtar. Ndër ta ishte dhe Desi Dobreva. Ajo u paraqit me një këngë prej repertorit të Whitney Houston dhe me “Ederlezi” (një prej këngëve më të njohura rome.)

Desi Dobreva mëson këndim nga mosha 16 vjeç. Ka mbaruar shkollë muzikore, pas kësaj dhe dy fakultete të Akademisë Muzikore në Sofje. Emri i Desi u bë i njohur pas paraqitjes së saj në shoun televizive “Shouja e Sllavit” dhe në koncertet e saj me “Ku-ku bend”. Këngëtarja e re ka një diplomë nga kolegji i njohur prestigjioz “Berklee” në Boston të SHBA-së. Gjatë studimeve të saj atje ajo kishte një shou të vet në klubin elitar në Nju Jork “The blue note”. Vetë kitaristi i grupit U2 – David The Edge ia dorëzoi diplomën. Desi është mbajtëse e shumë çmimeve nga konkurse dhe festivale ndërkombëtare, ka dhënë shumë koncerte në Bullgari, Angli, ShBA dhe Kanada.

Po të doni të dëgjoni disa interpretime të Desi Dobrevës klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD

Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike

Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..

botuar më 25-11-17 6.00.PD