Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmime për projektet më të mira të organizatave joqeveritare në sferën sociale

Fondacioni “Tulipani”, e cila punon për lidhjen midis biznesit dhe shoqërisë dhe inkurajon përgjegjësinë sociale, për herë të gjashtë me radhë dalloi projekte të organizatave të qytetarëve, të cilat zhvillojnë nisma, ofrojnë shërbime sociale dhe janë model për praktika të mira në dobi të shoqërisë. Këto janë njerëz, të cilët çdo ditë i ndihmojnë njerëz të tjerë kështu që jeta e tyre të bëhet pak më e mirë dhe të kenë më shumë mundësi për zhvillim në të ardhmen.
32 ishin projektet e nominuara, prej të cilave juria zgjodhi vetëm tri. Ato morën diploma dhe skulptura në formën e dorës që mban një tulipan. Me çmimin e parë ishte dalluar projekti “Rezistenca e nënave kundër narkotikëve” i shoqatës nga qyteti Plovdiv “Nëna kundër drogës”. Në kuadrin e projektit u krijuan dega të kësaj shoqate në qytete të ndryshme bullgare.

“Në shoqëri duhet folur për këtë problem të shumë familjeve bullgare”, tha Veselina Bozhillova, kryetare e shoqatës dhe shtoi se kërkon lidhje me prindër nga tërë shteti. – Problemi nuk është në narkotikët. Problemi është në këtë a njeriu është i fortë dhe a mund t’u rezistojë goditjeve që mund t’i takojë në jetën e vet. Në se printeri dorëzohet ai tradhton fëmijën e tij. Ne jemi gati për t’i ndihmuar njerëzit, kur shfaqet një problem i tillë sepse askush nuk mund të jetë i përgatitur për një situatë të tillë. Është shumë e rëndësishme që të mund të telefonosh dikujt, i cili mund të të japë këshillë të mirë. Ne ndihmojmë njerëzit duke treguar për praktikat tona të mira. Dhe jo vetëm kaq. Po punojmë mbi një projekt në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”, i cili është lidhur me njerëzit e rinj të varur nga droga.”

Shoqata boton gjithashtu materiale informative. Vetë Veselina Bozhillova është gazetare dhe ka shkruar tre libra për këtë problem. “Askush nuk e ndihmon familjen bullgare në se shfaqet një problem i tillë dhe pikërisht kjo është detyra jonë”, mendon ajo. Dega të shoqatës nga qyteti Plovdiv tashmë ka në Haskovo, Ballçik, Svilengrad dhe në qytete të tjera. Aktualisht 14 organizata të qytetarëve janë bashkuar në shoqatën “Antidroga”.

Çmimin e dyte e mori projekti “Instituti për shëndet psikik dhe zhvillim”, i krijuar gjatë vitit 2010. Ideja është që në shoqëri të integrohen fëmijë dhe njerëz të rinj në moshë midis 3 dhe 18 vjeç me disleksie (probleme specifike në aftësitë e trurit për të mësuar) dhe me çrregullime të tjera. Prof. Vanja Matanova, psikolog klinik dhe drejtore e Institutit, tha: “Aktualisht në Institutin tonë ka 38 fëmijë, me të cilët punon një ekip prej 9 njerëzve, ndër të cilët ka psikiatër të fëmijëve, neurolog, psikolog klinik, logoped dhe specialist pedagog. Kjo nuk është sëmundje, është një gjendje e kthyeshme. Në varësi të gjendjes konkrete kapërcimi i problemit mund të vazhdojë për disa muaj ose për disa vjet. Kompania “Vivakom” na mbështeti financiarisht për hapjen e institutit. Po zhvillojmë një fushatë për mbledhjen e parave për blerjen e një aparati ekografie.”

Projekti, i cili e mori çmimin e tretë, është i fondacionit “Strehim për njerëzimin” (Habitat for Humanity), degë e organizatës ndërkombëtare me të njëjtin emër. Qëllimi i tij është mbështetje e familjeve me të ardhura të ulëta në rritjen e fëmijëve të tyte kështu që këta fëmijë të mos bien në jetimore. Për zbatimin e projektit na tregoi Borjana Përvanova nga fondacioni: “Projekti jep mundësi që familjet në rrezik të përmirësojnë kushtet e veta të jetesës. Ndihma nuk është falas. Ne ofrojmë hua të vogla me interes të ulët që mund të kthehen për një periudhë të gjatë. Me këto para njerëzit bëjnë rinovimet më të nevojshme të shtëpive të tyre. Projekti realizohet me ndihmën e organizatave – partnere nga Stara Zagora, Dupnica, Tërgovishte. Në territorin e qarkut Dupnica, Bullgari Jugperëndimore, projekti zbatohet me sukses tashmë dy vjet.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD