Kur dëgjoni zërin e bukur të këngëtares popullore nga rrethi i Trakisë Illka Aleksandrova, në mënyrë fare të natyrshme pranoni etjen për dashuri të heroit nga kënga “Shko o nënë, kërkoje”. Ajo është e sjellë në shoqërim të grupit instrumental dhe është në ritmin e valles, kënga tregon për tubimin. Ky është një rit i vjetër, i cili mbledh vajzat për një punë të lehtë – punim me shtiza, qepje... Rreth tubimit kalon një djalosh me kalin e tij dhe ndalon, që të shikojë se sa e bukur dhe e veshur është Marijka. “Shko o nënë, kërkoje këtë Marijkë të bukur. I thuaj të bashkohet me mua, të ikë nga prindërit e saj, të bëhet e imja!”
Këngëtarja Illka Aleksandrova është mes emrave të njohur të muzikës popullore. Ajo ka lindur në fshatin Malevo, rrethi i qytetit Haskovo dhe ka shumë albume të pabotuara. Vite të tëra me radhë jeton dhe punon në Gjermani. Tani përsëri është në atdhe.
Për ta dëgjuar këngën e ditës klikoni AUDIO.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..