Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Ka qëndisur Rada”

“Ka qëndisur Rada” është një këngë nga krahina folklorike e Rodopeve. Interpretimi është i Bojka Prisadovës – një prej solisteve të para të ansamblit “Rodopa” në qytetin Smoljan. Rruga krijuese e këngëtares është lidhur gjithashtu me Ansamblin kombëtar për këngë popullore “Filip Kutev”. Dekada me radhë Bojka Prisadova ishte pjesë e këtij grupi prestigjioz. Gjatë disa viteve të fundit interpretuesja e njohur udhëhiqte grupe amatorësh. Nxënësit e saj gjithmonë janë ndër të dekoruarit e festivaleve dhe konkurseve folklorike. Këngët e Bojka Prisadovës janë përfshirë në dhjetëra albume, të cilat paraqitin muzikën popullore bullgare. Në vitin 2005 doli albumi i saj “Margaritarë nga mali i Orfeut”. “Ka qëndisur Rada” gjithashtu është përfshirë në të.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD