Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpella “Ledenika” në malin e qytetit Vraca bëhet një qendër argëtimi me mjetet e fondeve evropiane

Foto: imagesfrombulgaria.com

Shumë fëmijë kanë dëgjuar dhe lexuar përralla, personazhet e të cilave kërkojnë pasuri në labirintet e shpellave të errëta. Sot mijëra turistë kureshtarë hyjnë në shpella, ku pamjet e mrekullueshme të kënaqin syrin. Njëra nga shpellat më të vizituara në Bullgari është ajo “Ledenika”, e cila gjendet në malin e qytetit veriperëndimor Vraca. Gjatësia e shpellës është 300 metra, ndërsa secila nga sallat e saj të labirintit pasqyron rrëfimet e natyrës. Pas dy vjetësh shpalla “Ledenika” do të shndërrohet në një vend akoma më atraktiv për shëtitje dhe argëtime.

Këtë vjeshtë Bashkia e Vracës filloi punën mbi një projekt të programit operativ evropian “Zhvillim rajonal” në vlerë prej 2 500 eurove. Pas zbatimit të projektit “Ledenika” do të ketë një pamje të re. Duke shëtitur turistët do ta zbulojnë pasurinë e shpellës nëpërmjet muzikës, dritës dhe audiovizualitetit. Në sallat më të bukura dhe atraktive filma të shkurtër do të përcjellin informacione të hollësishme për të fshehtat e shpellës. Në të ashtuquajturën sallë e koncertit muzika do t’i bërë tingujt më të dëgjueshëm. Në hyrjen e shpellës do të hapet një qendër informacioni, e pajisur me teknologji të reja. Sipas zëvendës kryebashkiakja Ani Vasilleva qëllimi i projektit është që të tërhiqet vëmendja e më shumë turistëve, të cilët të qëndrojnë për një kohë më të gjatë në malin e Vracës.

“Sot vizita në shpellën “Ledenika” vazhdon rreth një orë. Shpresoj se pas përfundimit të projektit, turitët do të dëshirojnë të rrinë edhe në park gjatë tërë ditës. Kemi për qëllim të inkurajojmë më shumë familje me fëmijë të vegjël që të shëtisin nëpër natyrën, thotë znj. Ani Vasilleva. – Në projekt parashikohet një shëtitore të kukullave për më të vegjlit, ku ata do të takojnë personazhet e dashura të përrallave. Në orë të caktuara do të bëhen shfaqje teatrale në natyrë. Brenda shpellës do të përcaktojmë një vend zbavitjeje për mamin, babin dhe fëmijët”. Për t’u shëtitur, do të ndërtojmë dy rrugë ekologjike. Deri në shpellë mund të arrihet me një tren argëtues.”

Parku në afërsi të shpellës “Ledenika” është i dyti për nga madhësia në Bullgari. Ka mbi 500 shpella, të cilat tërheqin vëmendjen e speleologëve. Mali është një vend i preferuar nga alpinistët dhe nga të gjithë të dashuruarit me natyrën.

11-10-27-26120_1.jpg“Njëra nga rrugët ekologjike më të njohura në rajon quhet Borov kamëk (Gur pishe) dhe fillon nga fshati Zgorigrad, tregon Ola Genova, e cila përgjigjet për Marrëdhëniet me publikun dhe programet arsimore pranë Drejtorisë së parkut. Kjo është një rrugë shumë atraktive. Në të ka urë druri me shkalla dhe në fund të rrugës ngrihet ujëvara me lartësi 63 metra. Emri i ujëvarës gjithashtu është Borov kamëk. Mbi të ka një fushë, ku mund të çlodheni pas shëtitjes së këndshme. Një rrugë tjetër në rajonin e shpellës “Ledenika” kalon nëpër gërmime arkeologjike që dëshmojnë për vendbanime të trakëve të lashtë. Prej dy vjetëve gjatë verës Drejtoria e parkut organizon çdo të shtunën shëtitje në gjirin e natyrës. Gjithmonë ka të interesuar që duan të shohin ujëvarën Skaklia, e cila është ujëvara më e lartë të Ballkanit – 144 metra. Afër fshatit Zgorigrad mund të shihet formimi interesant “kërpudhat e gurit”, të cilat përbëjnë shkëmbinj me formën e kërpudhës. Në rajon mund të futeni në natyrën e egër larg hoteleve të mëdha. Një mundësi tjetër për t’u bërë pushime ofrojnë fshatrat në afërsi, ku mund të shijoni atmosferën shtëpiake.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: imagesfrombulgaria.com

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Poshtë kreshtës malore Gradishte kalon lumi Bistrica

"Gradishte" – një park përrallor mes mistereve prej guri në Rodopet Perëndimore

Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..

botuar më 25-08-31 9.30.PD

"Vitosha Run 2025" dhe një panair shënojnë 130 vjet turizëm të organizuar në vendin tone

Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..

botuar më 25-08-31 7.00.PD

"No more hotels" dhe një rritje prej 44% të turistëve gjermanë – taktika e suksesshme e vendpushimit "Allbena"

Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...

botuar më 25-08-29 7.05.PD