Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria Vollgiane – akoma më e njohur dhe më e afërt për bullgarët e sotëm

Foto: Архив
Bullgaria Vollgiane ka kombinuar pasurinë e shumë kulturave, ajo është ne një vend të largët gjeografik dhe një vend historik i formimit shtetëror. Kohët e fundit ajo zgjon interesat e studiuesve. Një nga to është dr. Georgi Vlladimirov i cili promovoi librin e tij

të fundit “Bullgaria Vollgiane dhe Mbretëria Kazane: gojëdhënat dhe legjendat e popujve nga Vollga e Mesme. “Për Bullgarinë Vollgiane filloi të flitet shpesh gjatë viteve të fundit, tregon autori dr. Vlladimirov. Tatarsani i sotëm është pranues i Bullgarisë vollgiane të dikurshme, për pasurinë e së cilës disa etni kanë pretendime – tatarët e sotëm, çuvashët dhe bashkirët. Çdonjëra nga etnitë ka kontribuar për Bullgarinë Vollgiane gjatë Mesjetës.”

Bullgaria Vollgiane gjatë fundit të shekullit IX dhe fillimit të shekullit X kthehet në qendër të kulturave dhe traditave të ndryshme, pasi është pikë e rëndësishme tregtare. Bullgarët e atjeshëm përzihen me popullatën ugro-finske, kurse në fillim të shekullit X me qëllim konsolidimi ata pranojnë një lloj islami nga Azia e Mesme. Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike Bullgaria Vollgiane goditet nga mongolët gjatë shekullit XIII dhe më vonë bie nën sundimin e tyre. Pas rënies, vihen re traditat e bullgarëve vollgianë në Mbretërinë Kazane e cila krijohet në mesin e shekullit XV. Në këtë mënyrë mbijeton modeli kulturor i bullgarëve vollgianë gjatë shekujve.

“Për këtë shkak, libri është titulluar kështu – duke shënuar fillimin dhe fundin e një modeli kulturor”, thotë autori. Këto gojëdhëna mbushin burimet boshe historike, duke rrëfyer për të shkuar. Ky tip histori alternative ofron përgjigje të pyetjeve të vështira historike. “Në këto legjenda, lexuesit do njihen me elementë të njohur të mitologjisë sonë, thotë dr. Vladimirov. Si për shembull legjenda e murimit që tregon për themelimin e qytetit Kazan.”

Studimet e dr. Vlladimirovit janë fryt i bashkëpunimit të mirë me studiuesit dhe institucionet akademike në Republikën e Tatarstanit. Ideja për organizimin e takimit ndërkombëtar shkencor për çështjet e Bullgarisë Vollgiane në territorin e Bullgarisë së sotme është gjithashtu e dr. Vladimirovit.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
Fotografitë janë ofruar nga dr. Vlladimirovi

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Afresku „Rrota e jetës“ në kishën „Lindja e Krishtit“ – Arbanasi

Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës

Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...

botuar më 25-08-14 3.35.MD
Bullgarë të rinj nga Prizreni, Kosovë

Të tanët në Kosovë ende ruajnë identitetin e tyre bullgar

Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..

botuar më 25-08-10 9.05.PD

U prezantua statuja e dytë mashkullore e restauruar nga Heraklea Sintika

Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..

botuar më 25-08-06 9.42.PD