
të fundit “Bullgaria Vollgiane dhe Mbretëria Kazane: gojëdhënat dhe legjendat e popujve nga Vollga e Mesme. “Për Bullgarinë Vollgiane filloi të flitet shpesh gjatë viteve të fundit, tregon autori dr. Vlladimirov. Tatarsani i sotëm është pranues i Bullgarisë vollgiane të dikurshme, për pasurinë e së cilës disa etni kanë pretendime – tatarët e sotëm, çuvashët dhe bashkirët. Çdonjëra nga etnitë ka kontribuar për Bullgarinë Vollgiane gjatë Mesjetës.”

Bullgaria Vollgiane gjatë fundit të shekullit IX dhe fillimit të shekullit X kthehet në qendër të kulturave dhe traditave të ndryshme, pasi është pikë e rëndësishme tregtare. Bullgarët e atjeshëm përzihen me popullatën ugro-finske, kurse në fillim të shekullit X me qëllim konsolidimi ata pranojnë një lloj islami nga Azia e Mesme. Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike Bullgaria Vollgiane goditet nga mongolët gjatë shekullit XIII dhe më vonë bie nën sundimin e tyre. Pas rënies, vihen re traditat e bullgarëve vollgianë në Mbretërinë Kazane e cila krijohet në mesin e shekullit XV. Në këtë mënyrë mbijeton modeli kulturor i bullgarëve vollgianë gjatë shekujve.

“Për këtë shkak, libri është titulluar kështu – duke shënuar fillimin dhe fundin e një modeli kulturor”, thotë autori. Këto gojëdhëna mbushin burimet boshe historike, duke rrëfyer për të shkuar. Ky tip histori alternative ofron përgjigje të pyetjeve të vështira historike. “Në këto legjenda, lexuesit do njihen me elementë të njohur të mitologjisë sonë, thotë dr. Vladimirov. Si për shembull legjenda e murimit që tregon për themelimin e qytetit Kazan.”

Studimet e dr. Vlladimirovit janë fryt i bashkëpunimit të mirë me studiuesit dhe institucionet akademike në Republikën e Tatarstanit. Ideja për organizimin e takimit ndërkombëtar shkencor për çështjet e Bullgarisë Vollgiane në territorin e Bullgarisë së sotme është gjithashtu e dr. Vladimirovit.
Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
Fotografitë janë ofruar nga dr. Vlladimirovi
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..