Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Devin – destinacion spa ose ekologjik?

Foto: BGNES

Një klimë e butë me numër maksimal të ditëve me diell, një peizazh i ruajtur me pamje të papërshkrueshme të bukura dhe ujëra minerale shëruese të cilat derdhen me bollëk të cilat mbushin pishinat vendase, tërheqin çdo vit mijëra vizitorë – kjo shkurtimisht është kartëvizita e Devinit. Është e mjaftueshme që njeriu njëherë të vizitojë qytetin strukur mes palëve të malit Rodope, që të bindet se, ai ka të gjitha shanset të imponohet si një destinacion ekologjik dhe spa. Për këtë qëllim sipërmarrësit vendas do të duhet të marrin parasysh standardet evropiane në fushën e turizmit të qëndrueshëm. Në fakt hapi i parë në këtë drejtim tanimë është fakt.

Në ditët tona ndryshimi global i klimës dhe ndotja pa kontroll të mjedisit rrethues na detyrojnë t’i rimendojmë vlerat e shoqërisë moderne në dobi të mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe për më tepër... të kujdesit për natyrën. Prandaj, kur shkojnë në një vend të caktuar, gjithnjë e më shumë njerëz interesohen se çfarë ndikim ka qëndrimi i tyre mbi mjedisin rrethues. E i keni drejtuar vetes pyetjen, për shembull si ndikon mbi bashkësinë vendase përdorimi i pakufizuar i ujit në hotelin në të cilin keni vajtur, ose ndotja e lumenjve të afërta me preparate larëse ose të tjera kimike, të shfrytëzuara me bollëk në vendet për qëndrim?

Del se, në Bullgari hotelierët po fillojnë , pavarësisht dhe pak nga pak të bëjnë përpjekje për një sjellje më përgjegjëse ekologjike, duke kuptuar se, nga kjo fitojnë si klientët, ashtu dhe biznesi i tyre. Përpara pak kohe pronarët e disa nga hotelet më të mëdha në Devin firmosën një hartë ekologjike e cila përmban mbi 100 masa për përmirësimin dhe ruajtjen e mjedisit rrethues. Marrëveshja u arrit në sajë të përkrahjes të organizatës joqeveritare bullgaro-holandeze Taofes, e angazhuar në ruajtjen e mjedisit rrethues. Gjatë gjithë vitit 2011 ekspertët holandez konsultuan pronarët e hoteleve vendase si të pakësojnë konsumin efektiv të energjisë, çfarë masash të aplikojnë për kursimin e ujit dhe menaxhimin e mbeturinave në objektet e tyre e kështu me radhë. Një nga idetë është që miqtë e qytezës pushimore piktoreske të inkurajohen drejt një sjelljeje ekologjike përmes materialeve të ndryshme të informacionit, të dhëna në recepcion. Në fakt, atuja kryesore për tërheqjen e turistëve në vendpushimin malor është natyra e ruajtur me të gjithë larminë e saj prej llojeve bimore dhe shtazore. Në këtë është i bindur konsulenti holandez në fushën e mjedisit rrethues Rene Busten, i cili prej viteve punon në Bullgari.

“Prioriteti më i madh i Devinit është natyra – malet, ujërat minerale, liqeni artificial – tha Rene Busten. – Këto janë kureshtje natyrore shumë interesante, të cilat mund të përfshihen në një turizëm të qëndrueshëm. Dhe kjo, mbi të cilën po punojmë aktualisht në Devin, është ti detyrojnë hotelet të bashkohen rreth idesë, se qyteti duhet të imponohet si një destinacion i njohur, i cili gërsheton natyrën e egër dhe mundësitë për turizëm spa.”

Përmes investimeve të vogla disa hotele spa në qytet u realizuan kursime të konsiderueshme të mjeteve. Sipërmarrësit vendas në turizëm tanimë po mendojnë edhe hapin tjetër – krijimin e kllësterit me idenë të kandidojnë për projekte të përbashkëta mbi programet e ndryshme evropiane, të drejtuara drejt turizmit të qëndrueshëm. Përmes një bashkimi të ngjashëm hotelierët e Devinit shpresojnë më lehtë të marrin certifikatë ekologjikë evropianë EMAS, e cila do të përmirësojë imazhin e qytetit të tyre si një destinacion ekologjik dhe spa. Për këtë qëllim hotelierët në regjion do të duhet të evitojnë konkurrencën midis tyre në emër të një qëllimi të përbashkët – imponimin e Devinit si një destinacion ekologjik të certifikuar sipas standardeve evropiane.

Rene Busten

“Në Devin ne i drejtuam përpjekjet tona drejt hoteleve vendase – tha Rene Busten. – Nga njëra anë u munduam t’u ndihmojmë të përmirësojnë menaxhimin e vet, cilësinë e produktit të propozuar prej tyre, ruajtjen e mjedisit rrethues, por po kështu dhe shërbimin. Por ky qëndrim duhet të përshtatet me faktin se, çdo një turist vjen në një vend të caktuar, që të mund të shikojë më shumë kureshtje dhe të mund të dëfrejë. Zgjedhja jone përcaktohet jo nga ambienti, dhe ekstrat në hotel por nga kureshtjet natyrore dhe turistike vendase dhe në këtë drejtim Devin ka se çfarë t’u propozoi miqve. Pikërisht kjo pasuri duhet të ruhet me ndihmën e sipërmarrësve vendas në turizëm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Disa nga manastiret shkëmbore në zonë janë të arritshme për turistët

Lugina e murgjve – nëpër gjurmët e kishave shkëmbore në rajonin Pollomie

Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..

botuar më 25-10-07 7.50.PD
Biblioteka Nevena Kokanova në fshatin Iglika

Fshati prej guri Iglika ruan kujtimin për legjendën e kinemasë Nevena Kokanova

E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..

botuar më 25-10-06 7.00.PD

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..

botuar më 25-10-05 7.10.PD