
© Foto: lostbulgaria.com
Në Muzeun Kombëtar Ushtarak Historik ruhen disa sende të princit Aleksandër Batenberg, që kujtojnë për pjesëmarrjen e tij në Luftën Ruso Turke, Çlirimtare për Bullgarinë. Ata janë dhuratë të muzeut nga bashkëshortja e tij kontesha Hartenau. Në vitet 1937-1938 ajo dhuroi kapotën, monoklin, këllëfin e letrave të bixhozit dhe potkua e kalit të tij të dashur Djushek, bashkë me të cilin princi kaloi tërë rrugën e luftës – nga qyteti bullgar Svishtov deri te qyteti turk Shën Stefani. Kudo nëpër vijat e frontit Aleksandër Batenbergu mbante me veten një lutje për mbrojtje. Kjo lutje me germa të bukura shkruara me zell ishte dhuratë nga motra e tij Marija Karolina, princesha Erbah-Shjonberg, kur ai nisi si vullnetar në Ushtrinë Ruse në vitin 1877. Deri në çastin e fundit të jetës ai e mbante këtë lutje pranë shtratit. Edhe më sot kjo lutje është një dëshmi për një dashuri të thellë dhe një besim të fortë. Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..