Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Përpara harresës” – libri i gazetarit nga Radioja Kombëtare Bullgare Rumen Stoiçkov

Foto: arkiv
Një libër i larmishëm me itineraret e veta kishte një premierë të dyfishtë në Sofje: në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sofje dhe në Bibliotekën e Kryeqytetit. Autor i tij është kolegu Rumen Stoiçkov nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare. Dinjiteti i madh i “Përpara harresës” është se, na çon në anë nga kureshtjet e njohura turistike. Me të udhëtojmë përmes legjendave dhe historisë deri te thesaret trake, nëpër rrugët romake tanimë të mbushura me barrë, drejt kalave mesjetare dhe kishave të bukura, përmes fshatrave pothuajse të braktisura dhe në qytetet e vogla. Libri ka mbledhur 74 reportazhe nga 10 vjetët e fundit.

“Rreth 50 nga këto reportazhe janë nga fshatrat më pak të njohur, të mos të them fare të harruar, disa prej tyre bile nuk ekzistojnë në hartën e Bullgarisë. 15 janë qytetet e vogla si Vërshec, Maxharovo, Orjahovo, Llom, Teteven, Aprillci e të tjera – thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë, Rumen Stoiçkov. – Kurse rreth 10 reportazhe janë nga udhëtimet e mia personale deri te bashkësitë bullgare jashtë shtetit. Bëhet fjalë për bullgarët në Serbi, Rumani, Moldavi, Ukrainë, për koloninë e emigrantëve në Austri. Ka dhe reportazh dhe për Manastirin e Rillës. E quajnë historik sepse, në të gjatë vitit 1850 është marrë vendim për shpalljen e kryengritjes kundër sundimit osman rebelimit në 4 rrethe: Kullska, Belogradçishka, Montanska, Vidinska. Kjo kryengritje, siç e dimë të gjithë, përfundon me mossukses. Por pranë më të voglës nga të dyja kishat në vendin e shenjtë ka një gur të madh, në të cilin është vënë një pllakë monumentale dhe është shkruar, se pikërisht ky është vendi në të cilin është marrë vendimi për kryengritjen.”

Në parathënien e librit Rumen Stoiçkov shkruan: “Gjithmonë jam munduar në radio-reportazhet të nxjerr në plan të parë ndonjë problem si papunësi, rrugë të këqija, mizëri, kishë në shkatërrim, shkolla të mbyllura dhe kopshte ose zhdukje nga harta e Bullgarisë. Rreth këtij informacioni të tërë të mjerë, i cili qëndronte përpara meje dhe i cili qe qëllimi i shërbimeve të mia, mblodha dhe tjetër më intensive. Ajo e cila është në legjendat gojore, në legjendat, në të dhënat natyrore, në atë që është trashëguar nga paraardhësit, në traditat, në ritet, në folklor, në tregimet interesante dhe gjykimet e njerëzve të shumtë, në mençurinë e tyre...” Kështu gazetari ruan për të ardhmen takime dhe piktura nga fshatrat, të cilat janë në zhdukje dhe vlera, të cilat mund të harrohen. Popullarizon përpjekjet e atyre, të cilët luftojnë kundër braktisjes me ndërtimin e itinerareve të reja turistike, shtëpi për miq, me renovim ose ndërtimin e një kishe të re.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..

botuar më 25-11-15 8.15.PD

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD