Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konstruktori Asen Jordanov – nga balona deri te “Boeing”-u

Foto: arkiv
Sivjet shënohet 100-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Ballkanike (1912-1913). Në verën e 1913-ës pasoi konflikti i radhës ushtarak në Ballkan. Pak më vonë shpërtheu Lufta e Parë Botërore, e cila e paraprinte historikisht konfliktin e armatosur botëror të 1939-ës. Atëherë e gjithë bota u shndërrua në një fushë beteje, kurse përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ishte shkatërrues si për palët humbëse, ashtu edhe për ato fituese. Në atë kohë të trazuar lindi shpikësi bullgar Asen Jordanov (1896-1967), i njohur mes miqve në Amerikë me nofkën Xheri. Ëndrra e tij për të fluturuar vendosi themelet e ndërtimit të avionëve në Bullgari. Që nga mosha e fëmijërisë bullgari ka qenë shumë kureshtar për magjinë e fluturimit. Në fermën e të atit të tij, inxhinierit dhe kimist të njohur – dr. Hristo Jordanov, i vogli Asen ka hapur krahët e shpendëve për të mësuar se çfarë i mundëson ata që të fluturojnë, bile ka imituar fluturimet e tyre, duke kërcyer nga drurët. I ka pëlqyer bërja e balonave. Me vullnet ka frekuentuar orët e kimisë dhe fizikës në Gjimnazin e Tregtisë në qytetin Svishtov, Bullgari Veriore, ku i ati i tij ka qenë drejtor. Në fillim të shek. XX-të Asen Jordanov ka pasur mundësinë të njihte me modelet e reja të biplaneve, motoçikletave dhe makinave të tjera në ekspozitat teknike në Itali, Zvicër dhe Francë. Në Paris është regjistruar në shkollën e pilotëve te piloti dhe njëkohësisht konstruktor i njohur francez Louis Bleriot. Mirëpo, pak më vonë u mor informacioni se Turqia ka përqendruar ushtrinë e saj në kufirin jugor të Bullgarisë dhe Asen Jordanov është rikthyer në vend për të zbatuar aftësitë e tij të fluturimit.

Megjithëse ka qenë vetëm 16 vjeçar gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Asen Jordanov u emërua mekanik në Departamentin e Aeroplanëve në Svillengrad, Bullgari Jugore, ku ka fluturuar me pilotët gjatë misioneve zbuluese dhe ndërkohë ka punuar mbi konstruktimin e aeroplanit të parë bullgar. Bullgaria është ndër vendet e para në botë, të cilat në fillim të shek. XX-të e kanë përdorur aeroplanin me qëllime ushtarake, kurse e ka pasur kapacitetin e forcave të saj ajrore pothuajse si atë të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Italisë dhe të Japonisë. Në verën e 1915-ës, pas një sërë provash, aeroplani “Jordanov-1” është ngritur në ajër. Ky aeroplan ka qenë i tipit zbulues dhe bombardues. Krahët i ka pasur 14 m të gjera, ndërsa gjatësia e tij ka qenë 8.5 metra. Për atë kohë aparati i parë fluturues i Jordanovit ka treguar karakteristika shumë të mira: hapësirë nisjeje – 65 m., hapësirë uljeje – 50 m., shpejtësi – 85 m. në orë, lartësi mbi nivelin e detit – prej 500 metrash. Në shtypin e Sofjes të muajit nëntor të 1915-ës është shkruar: “Ka disa ditë që në sheshin e mbretit bullgar Ferdinant është ekspozuar një aeroplan të konstruktuar nga gjimnazisti i klasës së shtatë Jordanov. Ky aeroplan është gati për të fluturuar dhe përbën një kombinim të suksesshëm të llojeve të deritanishme të aeroplanëve të tipit “Biplan”. Bullgari i mitur, i cili në gjimnaz dallohet si matematikan i shkëlqyer, ka bërë një përmirësim të re dhe të rëndësishëm, që e bën aparatin fluturues të mos bjerë. Në ndërtimin e aeroplanëve është bërë një shpikje bullgare, që fakt sigurisht na bën të krenohemi me emrin bullgar. ” Aeroplani i parë i Jordanovit është blerë nga Ministria e Mbrojtjes.

Projekti i dytë ambicioz i konstruktorit të ri Jordanov ka qenë një aeroplan me peshë më të madhe dhe shumë motorësh. Mirëpo, ky projekt doli i parealizueshëm në Bullgari. Shpërtheu Lufta e Parë Botërore, pas së cilës vendi ynë u rendit mes palëve humbëse. Bullgarisë iu ndalua aviacioni shtetëror, aeroplanët bullgarë u asgjësuan, kurse stafi u shkurtua nga puna. Asen Joradanov nuk pushoi kurrë së ëndërruari për fluturimin. Më 1921 bashkë me pilotin Aleksandër Stojanov, të cilin Jordanov e ka pasur shok të ngushtë, kanë lexuar në revistën sportive gjermane “Flugsport” se Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës dhe disa aeroklube nga Amerika, Gjermania dhe Franca organizojnë një rrotullim rreth Tokës. Në një letër dërguar kryeministrit të atëhershëm të Bullgarisë, Aleksandër Stambolijski, Jordanov ka kërkuar 6 mijë dollarë, duke shkruar: “Rëndësia e këtij konkursi është e padyshimtë, sepse në ajër në një garë midis kalorësve do të takohen të gjitha shtetet e qytetëruara. Ky konkurs është një vepër e madhe e kulturës njerëzore dhe bota do të bëhet dëshmitare e garës së denjë të bullgarëve.” Kërkesa e dy pilotëve u plotësua dhe ata u nisën për në SHBA. Mirëpo, gara u anulua. Asen Jordanov vendosi të mbetej në Amerikë dhe pas disa vitesh të vështira të përshtatjes filloi të ndërtonte karrierën e tij të figurës legjendare në aviacionin amerikan.
Së pari vazhdoi shkollimin në inxhinierinë aeronautike, studioi kimi, fizikë dhe inxhinieri radiofonike, punoi si konstruktor dhe pilot kontrolli. Falë talentit të tij Jordanov shpejt ia fitoi vetes emrin e mirë në biznes. Më 1941 u bë drejtor i kompanisë së tij, fillimisht të quajtur “Jordanoff Aviation Corporation”. Zyra të kompanisë u vendosën në Madison Avenue të Nju-Jorkut. Vetë kompania punoi në favor të mbrojtjes ushtarake të SHBA-së. Popullariteti i bullgarit u rrit, pasi kishte hapur një shkollë të aviacionit. Për një kohë të shkurtër shkolla e Jordanovit u bë më e njohura për sa i përket përgatitjes së pilotëve të aviacionit të shtetit amerikan. 9 librat e specializuar u bënë manuali kryesor i pilotëve të rinj. Botimet shkencore të Jordanovit janë të përkthyera në frëngjisht, spanjisht, italisht, kinezisht, por për fat të keq jo në bullgarisht. Asen Jordanov është autor i një filmi trajnues – 40 ushtrime të fluturimit, që ushtrime gjatë Luftës së Dytë Botërore janë të shpërndara në Forcat Ushtrako-Ajrore të SHBA-së. Në atë kohë kompania e mirënjohur amerikane e prodhimit të teknikës së aviacionit, kozmike e ushtarake “Boeing” ka ndjekur nga afër arritjet e bullgarit dhe e zgjodhi firmën e Jordanovit për të marrë pjesë në hartimin e manualeve të ardhshme të Superfortress, B-29. Pohohet se ky është aeroplani më i mirë bombardues i cili u shfrytëzua gjatë kohës së luftës. Deri në fund të jetës së tij emri i Joranovit do të mbetet i lidhur me kompaninë “Boeing”.

Bullgari ka marrë pjesë të drejtpërdrejtë në konstruktimin e aeroplanëve të ndryshëm që aeroplanë kanë qenë me rëndësi të madhe për Amerikën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim të mbajtur nga gjenerali Ronald Fogleman, kryetar i Shtabit të Forcave Ushtarako-Ajrore të SHBA-së (1996), u përmendën këta aeroplanë të Jordanovit: “Njëri është P-40, i cili u shfrytëzua në të gjitha betejat dhe luan një rol me rëndësi në konfrontimet ajër-ajër ose ajër-tokë. Një aeroplan tjetër është P-38, luftarak me dy motorë, me një nivel të madh të mobilitetit dhe të fushës së veprimit. Ky i fundit ka pasur një rol prijës në luftimet në Oqeanit Paqësor, megjithëqë mund të përdoret edhe me shumë qëllime të tjera. Aeroplani i tertë i konstruktuar nga Asen Jordanov është bombarduesi B-17, që aeroplan u bë njësi e pandarë e forcave amerikane dhe është shfrytëzuar në të gjitha fushëbetejat në Evropë.”

Pas luftës bullgari u drejtua ndaj sferave të tjera të punës. Gjatë viteve të 50-të të shek. XX-të Jordanov punoi mbi sigurinë e automjeteve dhe është njëri nga konstruktorët e jastëkut ajror, si dhe të aparatit “Jordanoff” – paraardhës të mesazheve zanore të telefonit fiks. Vdiq në moshën 71-vjeçare dhe pluhuri i trupit të tij u hodh me anë të aeroplanit në Amerikë. Që kur ishte gjallë arritjet e tij u njohën. Emri i Asen Jordanovit është shkruar në librin e qytetarëve të nderit të Nju-Jorkut, kurse portreti i tij është ekspozuar në Sallën e Lavdisë të Aeroportit “La Guardia” në Nju-Jork. Në Muzeun Kombëtar të Arteve Amerikane janë ekspozuar sende të tij dhe arkiva personalë. Mirëpo, në tabelën e shtëpisë së tij shkruhet: “Asen Jordanov – pilot bullgar”.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Doktor Ivan Seliminiski – mik i Naum Veqilharxhit dhe i Shqipërisë

Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..

botuar më 25-11-28 4.00.PD

Nëpër gjurmët e murgjve mesjetarë – fytyra e fshehtë e Manastirit Shkëmbor të Ivanovos

Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..

botuar më 25-11-23 8.55.PD

Gjeniu i ndërtimit romak merr jetë nën rrugët e Raciaria-s së lashtë

Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..

botuar më 25-11-23 8.05.PD