Kohët e fundit skenës bullgare të muzikës rok i ngjitet grupi “Fondacioni”. Anëtarët e tij janë muzikantë të shquar të cilët njihen nga publiku bullgar. Këta janë Sllavço Nikollov, kitarist i grupit “B.T.R”, Kirill Mariçkov, vokalist dhe kitarist i grupit “Shturcite”, Venko Poromanski, ish-perkusionist i grupit “Te”, Doni, muzikant i famshëm me duetet e tij dhe karrierën solo, dhe Ivan Leçev, kitarist dhe violinist i grupit “FSB”.
“Ideja për grupin “Fondacioni” është e Donit. Ne jemi muzikantë nga grupe të ndryshme të preferuara për disa breza bullgarësh, thotë Sllavço Nikollov. – Interpretojmë kryesisht hite të cilat e kanë bërë për vete publikun bullgar. Këngët të cilat prezantojmë janë me aranzhime të reja. “Fondacioni” është një grup i hapur, d.m.th. anëtarët e tij mund të zëvendësohen me muzikantë të ndryshëm për të ruajtur këngët e bukura bullgare. Ideja është që “Fondacioni” të bëhet një grup i përhershëm i muzikës cilësore.”
Vitit të kaluar muzikantët e “Fondacionit” bënë një tur në SHBA dhe Kanada. Minoritetet bullgare në Los Anxhelos, Las Vegas, Siatëll, San-Francisko, Çikago, Nju-Jork, Boston, Toronto dhe Monreal u kënaqën pa masë me interpretimet e grupit. “Turi pati sukses të madh, kujton Sllavço Nikollov. – Publiku bullgar këndoi bashkë me. Paraqitjet aty u pëlqyen shumë dhe gjatë 2014-ës na presin shumë koncerte.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..