Festivali do të hapet me një koncert të Kamelia Milladinovës bashkë Kersten MakKol. “Koncerti më 3 prill përbën një recital për flaut dhe piano – thotë Kamelia Milladinova. – Kersten Makkol, i cili luan në flaut, është gjerman, i cili punon dhe banon në Holandë. Ai është flautisti i parë i Orkestrës Koncertgebau, është pedagog në Konservatorin në Amsterdam. Për mua ai është një muzikant i jashtëzakonshëm dhe një koleg shumë i vlershëm. Punojmë së bashku që prej shumë vitesh. Pjesëmarrja jonë në edicionin e XVII-të “ppIANISSIMO” është me ftesë të profesoreshës Stella Dimitrova – Majstorovës. Programi përfshin para se gjithash vepra bashkëkohore, por i kemi kushtuar një vend të posaçëm Bahut.”
Kamelia Milladinova nuk merr pjesë për herë të parë në “ppIANISSIMO”. Gjatë vitit 2001 ajo zhvilloi një recital solo në skenën e tij. Interpretuesja që nga vitet e saj studentore ka interes për muzikën klasike bashkëkohore. Pas mbarimit të arsimit të saj të lartë Svetlla u vendos për të banuar në Holandë. Atje pianistja për herë të parë u kushtoi një vëmendje të madhe kompozitorëve më pak të njohur. Përveç se është pedagoge në Konservatorin në Roterdam, Kamelia Milladinova është dhe një artiste aktive, që jep shumë koncerte, por gjithmonë gjen vend në repertorin e saj për vepra, të kompozuara në shekullin e XX-të dhe në shekullin e XXI-të.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR