Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Mihajllov, konsull nderi në Namibi, për fytyrën tjetër të Afrikës

Foto: arkiv

“Guge ngriti sytë te qielli i stërpikur me yje të panumërta. I pëlqente t’i shikojë. I shtrirë në shpinë, ai orë të tëra mund të kënaqej syri, duke biseduar me ta. Ai i drejtonte pyetje të shumëllojshme, ndërsa ata iu përgjigjeshin me dridhje... Ishte i bindur, se yjet janë sytë e të vdekurve.” Kështu në ritmin dhe në frymën e mitologjisë afrikane në librin “Nëma bushmene” bullgari Mihaill Mihajllov-Misho, na zbulon mënyrën e jetesës së gjahtarit bushmen. Më se 30 vjet Mihaill Mihajllovi jeton në Kontinentin e Zi, dhe për këtë ai thotë: “Afrikën e pëlqej që nga fëmijëria – një kontinent shumë i pastër, i çiltër dhe interesant – djepi i qytetërimit.”

Një pjesë prej fëmijërisë së tij kaloi në Tunizi. Vite më vonë punonte në Ambasadën e Bullgarisë në Etiopi. Mirëpo, me ndërrimin e koniunkturës politike tek ne ai u pushua nga puna. “Vendosa, që të mos kthehem atje, ku nuk më dëshirojnë. Emigrova në Namibi, një shtet tepër i rregulluar dhe i bukur. Jetoj aty edhe më sot”, rrëfen bashkëbiseduesi. Ai mësonte muzikë, arkitekturë, diplomaci. Sot është dekan i Fakultetit të Muzikës Moderne në Kolegjin e Arteve dhe konsull nderi i Bullgarisë në Namibi. Kohën e lirë ia kushtojë pasionit të tij – shkrimit. Libri i tij “Nëma bushmene” mësohet në shkollat namibiane. Ai u frymëzua nga legjenda për një bushmeni, i cili gjatë një thatësire të madhe shkoi për gjah, por nuk u kthye në fshat. E bija e tij nisi ta kërkojë, por edhe ajo nuk u kthye. Tregimi habit me njohjen e hollësishme të traditave dhe filozofisë së banorëve vendas.

Vallë, a u befasua Misho nga kontakti i parë me një kulturë aq të ndryshme?

“Habitja erdhi nga fakti, se zbulova njerëz tepër zemërmirë. Shumë më të mira nga evropiani i mesëm – si shpirt dhe moral. Ka fise në Namibi, në fjalorin e të cilëve fjala “luftë” nuk ekziston. Ata janë tepër të çiltër dhe dashamirës. Qytetërimi akoma nuk i ka futur në mjedisin komercial, në të cilin jetojmë ne në Evropë. Dhe vlera të tilla si miqësi, dashuri kanë një rëndësi më të madhe për ta.”

Mirëpo, a i jep atij Afrika diçka, që Evropa nuk mund t’i japë?

“Afrika jep një qetësi, një prehje unike. Koha ndalon ecjen dhe në një moment sikur ndalet. Njeriu nuk nxiton, nuk është aq i stresuar nga detyrat e përditshme. Nuk jeton nën ndikimin e orës. Dhe kjo për mua është me rëndësi, sepse kohën e lirë e shfrytëzoj për të shkruar. Mendoj, se nëse do të jetoja në Bullgari ose në Francë tensioni dhe shpejtësia e jetës nuk do të më krijonin këtë ndjenje, këtë qetësi dhe këtë emocion dhe frymëzim.”

Vallë, si Namibia arriti të shndërrohet në një shtet të qetë, pa tension të brendshëm. A mund të shfrytëzojë Bullgaria përvojën e saj në këtë drejtim?

“Kur në vitin 1990 u zhvilluan zgjedhjet në Namibi, partia SWAPO erdhi në pushtet me një parullë tepër të thjeshte: harrojmë të kaluarën (janë të njohura mizoritë gjatë aparteidit në këtë vend!). Nuk e akuzojmë askënd, nuk pushojmë nga puna, nuk rrëzojmë monumentet, nuk nacionalizojmë pronën e huaj, sepse e ardhmja iu bazohet ndjesës dhe dashurisë, jo urrejtjes dhe gjakmarrjes. Kështu tashmë 25 vjet ata arrijnë të ndjekin politikën e pajtimit dhe mirëkuptimit. E kaluara nuk është e harruar, por ajo nuk shfrytëzohet si bazë për shfaqje politike. Ndryshe nga Republika e Afrikës së Jugut fqinje, ku komisioni i hetimit të krimeve nga koha e aparteidit është një vatër e tensionit të pandërprerë. Për fat të keq ne bullgarët sipas traditës kërkojmë përgjegjësinë. Si shembull mund të marrim Gjyqi i Popullit në vitet 1944 dhe 1945, i cili dënoi shumë intelektualë të pafajshëm. Ndërsa nga historia më e re, mund të tregojmë rrëzimin e mauzoleut, ndezjen e Pallatit të Partisë e kështu me radhë. Do të jetë mirë, në se do të arrijmë të harrojmë momentet e keqe të së kaluarës sonë dhe nëse do të bashkohemi për prosperitetin e tërë kombit, jo të grupeve të veçanta.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD