Një muzikante e re, e talentuar dhe ambicioze. Kjo është violinistja Aleksandrina Bojanova, e cila zhvillohet profesionalisht si në Bullgari, ashtu dhe në Itali dhe SHBA. Prindërit e saj gjithashtu janë muzikantë dhe e kanë përkrahur shumë në rrugën e saj profesionale.
“Fillova t’i bija violinës së bashku me të atin Nedko Bojanov, i cili ishte mjeshtër koncerti në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare – tregon Aleksandrina Bojanova. – Pasi u regjistrova në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov”, e gjeta veten time në klasën e profesoreshës Ekaterina Dramalieva. Vitet e fundit e shkollimit pata mundësinë të studioja në Konservatorin e Kremonës në Itali te klasa e profesorit Salvatore Akardo. Studimet tek ai më mësuan se si t’i përballojë sfidat e jetës dinamike. Edhe sot e kësaj dite bëj udhëtime në Itali. Frekuentoj klasa të ndryshme mjeshtërie të një sërë muzikantësh të njohur si Xhejmi Laredo dhe Pamela Frank. Është normale që çdo muzikant i ri të ëndërrojë për karrierën solo, por realiteti është tjetër. Prandaj unë merrem edhe me mësimdhënie, gjë e cila më mbush me emocione pozitive. Po ashtu interpretoj në disa ansamble të dhomës dhe orkestra të ndryshme.”
Në vitin 2014 në Radion Kombëtare Bullgare Aleksandrina Bojanova ka incizuar “Sekvenci” nga kompozitori italian Luciano Berio. Deri tani kjo pjesë nuk ka qenë në fondin e medias sonë. Violinistja ka pohuar po ashtu se me kënaqësi të madhe ka bërë sërish incizime në radio.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”