Pianisti Rumen Toskov-Rupeto u nda nga jeta në vitin 2010, që të shkojë në një botë më të mirë, ose të paktën kështu mendojnë të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij. Ai kishte veti, të cilat në shikim të parë janë tepër kontradiktore për një artist.
Rupeto ishte një njeri shumë modest dhe në të njëjtën kohë shumë i talentuar. Ai ishte perfekt në punën e vet dhe nuk bënte kompromise. Muzika ishte gjithçka për të – edhe krijimtari edhe argëtim. Muzika klasike, xhazi, folklori, teatri, kinemaja – e gjithë kjo zinte një vend të rëndësishëm në jetën e tij të shkurtër, por plot art. Ai krijoi projekte në gjini të ndryshme me pjesëmarrjen e muzikantëve dhe artistëve më të mirë bullgarë – Teodosij Spasov, Vasill Petrov, Hristo Jocov, Icko Finci, Bojka Vellkova dhe shumë të tjerë. Kuptohet, ai ka fituar shumë çmime – “Lira e Kristaltë” në vitin 1999, Çmimi për muzikë teatrale në vitin 2000 nga fondacioni “Dimitër Vëllçev”. Para pak kohe motra e tij Magdalena Stoillova-Toskova, bashkë me familjen e saj, grumbulloi kujtime, intervista dhe tregime në një libër, kushtuar vëllezërit të saj me titull “Rupeto”. “Ai u nda nga jeta shumë herët dhe prindërit tanë kishin nevojë për më shumë kohë, që të realizohet ky projekt – thotë Magdalena Stoillova. – Një vit pas vdekjes së Rupeto babi na dha idenë për botimin e këtij libri. Për këtë qëllim ai seleksionoi fotografitë më të përshtatshme. Babai ynë Dimço Toskov ishte njeriu, i cili mblidhe gjithçka të shkruar dhe të publikuar në shtyp për vëllanë tim. Në fakt tërë fisi i babait tim përbëhet prej muzikantësh. Gjyshi im Petër Toskov i binte fizarmonikës në festa të ndryshme. Ky profesion u trashëgua nga katër djemtë e tij, ndër të cilët është dhe ati im. Kështu, brez pas brezi, trashëgohej gjeni muzikor i fisit tonë. Rupeto ishte shumë i talentuar dhe mendoj se talenti i tij është i një niveli botëror. Unë i shkrova të dhënat biografike në libër. Vendosa se do të ishte një ide e mirë, në qoftë se botohen në libra edhe kujtimet e miqve të tij. Për fat të mirë të gjithë ata e pranuan këtë ide timen shumë mirë.”
“Në fund të jetës së tij ai punonte mbi disa vepra – mbi muzikën e pjesës teatrale “Mbreti i druajtur”, mbi përpunimin muzikor të këngës popullore “Jam e bardhë, o trim!”, mbi orkestrimin e ri të këngës “Si një copëz akull” – e vazhdon tregimin e vet Magdalena Stoillova. Pak para kësaj kisha kuptuar se Rupeto do të jetonte akoma disa muaj. Duke e dëgjuar kompozimin në interpretim të Hilda Kazasjanit nuk mund të besoja, mendoja se mjekët kanë bërë ndonjë gabim. Kaq e bukur dhe e butë ishte kjo copëz akull, i cili çdo ditë shkrihej gjithnjë e më shumë.”
“Qëllimi im është që muzika e krijuar nga Rupeto të interpretohet edhe në të ardhmen, që të mos harrohet – pohon Magdalena Stoillova. – Desha që krijimtaria e tij të jetë e gjallë edhe pas nisjes së tij, siç unë preferoj të flas për vdekjen e tij. Rupeto jetoi në mënyrën në të cilën ai e donte dhe bënte atë, që atij i pëlqente më shumë dhe pikërisht – kompozonte dhe dëgjonte muzikë, i pëlqente njerëzit, me të cilët punonte, udhëtonte shumë. Ai ishte një njeri i lumtur. A mos është më mirë të kesh një jetë të shkurtër, por plot vlerë dhe ëndrra të plotësuara...”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë nga arkivi personal i Magdalena Stoillova-Toskovës
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”