Këngëtarja e muzikës pop Margarita Hranova është interpretuesja e dashur e disa brezave në Bullgari. Ajo përsëri do t’i gëzojë fansat e saj me një album të ri. Margi Hranova është një nga interpretuesit e paktë, të cilët nuk kanë pushuar të japin koncerte gjatë të gjitha këtyre viteve. Më 10 mars në një klub të kryeqytetit ajo do të paraqesë albumin e saj të ri “Deri kur, o Margarita?”, në të cilin janë përfshirë 20 këngë.
“Sivjet do të organizojmë një koncert të madh për nder të kompozitorit Najden Andreev – vazhdon Margi. – Atje janë përfshirë të gjitha këngët e kompozuara nga ai gjatë viteve të kaluara, si për mua, ashtu dhe për kolegët e mi. Do t’i ofrojmë këngët me orkestrime për orkestër simfonike dhe kor. Dirigjenti do të jetë Levon Manokjan. Verën duam ta paraqitim këtë projekt në qytetet, të cilat disponojnë formacione filarmonike. Më 25 nëntor do ta paraqitim edhe para publikut të Sofjes në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.”
Më 10 mars gjatë promovimit të albumit të ri të Margi Hranovës do të paraqitet dhe biografia e saj e ilustruar “Minutat, të cilat i shpërndava me dashuri”. Atje këngëtarja paraqet fotografi të rrugës së saj të gjatë profesionale. Ideja dhe realizimi i librit është vepër e gazetarit Ivan Georgiev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA