Vila antike “Armira” në rajonin e qytetit tonë jugor Ivajllovgrad do të kandidojë për përfshirje në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s, informoi zëvendësministrja e kulturës docentja Boni Petrunova. Bëhet fjalë për pallatin më të pasur privat nga koha e romakëve, të zbuluar në trojet bullgare. Është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të I-rë pas Krishtit nga një aristokrat i dalluar trak. Ndërtesa mbresëlënëse me dy kate është me sipërfaqe 2132 metra katrore – me një tarracë panorame dhe shumë ambiente (dhoma gjymi, dhoma për mysafirët, salla për bankete, kuzhina, dhoma për punë për gratë, banja etj.). Vetëm në katin e parë ambientet janë 22, të ndërtuara rreth një pishine me madhësi 11x7 m. Në një pjesë të ndërtesës janë ruajtur mbeturinat e sistemit romak për ngrohje (hipokaustit). Gjatë gjysmës së parë të shekullit të II-të pranë vilës “Armira” është ndërtuar një atelie për përpunimin e mermerit të bardë, karakteristik për këtë rajon. Në të janë ftuar mjeshtër nga qyteti Afrodizia të Azisë së Vogël, të njohur me shkollën e vet më të madhe të skulpturës të asaj kohe.
Tërë kati i parë ka qenë mbuluar me pllaka mermeri të përpunuara në mënyrë të përsosur dhe me afreske (mbi muret e dhomave më të rëndësishme dhe mbi tërë pishinën). Shumë i çmueshëm është mozaiku nga dhoma më e madhe e gjymit, ku ndodhet imazhi i njëri nga pronarët, bashkë me dy fëmijët e tij – këto janë portretet e vetme mbi mozaik nga epoka romake, të gjetura tek ne. “Ky monument unik ka të gjitha cilësitë e domosdoshme për të bërë propozimin e ri të radhës bullgare për listën e UNESKO-s” – nënvizoi Boni Petrunova.
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..