Piktura, skulptura, muzikë në gërshetim me një degustim të verës së mirë, i përmbushën rrugët e fshatit piktoresk Ilindenci. Aty mes natyrës, në rrëzat e malit Pirin u zhvillua planeri i vjeshtës i arteve, i cili ka mbledhur krijues nga krahinat e ndryshme. Krahas me kureshtjet natyrore fshati krenohet me një park unikal skulpturor në një sipërfaqe prej mbi 10 dynymëve. Në të janë eksponuar krijimet e 65 mjeshtërve të afirmuar të skulpturës nga Bullgaria, Austria, India, Japonia, Holanda e kështu me radhë. Organizatorët e planerit janë të mahnitur nga ndriçimi efektiv i natës në park, që e përqendron vështrimin e spektatorit mbi krijime të veçanta dhe elemente të skulpturës.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..