Manastiri afër fshatit Krepça të rrethit të Tëgovishtes është një monument i njohur i kulturës, kurse nga ky vit, me vendim të Sinodit të Shenjtë, tashmë është manastir funksionues. Tani për tani ai është i njohur ndër historianët, por së shpejti do të fitojë popullaritet edhe ndër turistët dhe pelegrinët. Atje ndodhet mbishkrimi më i vjetër në alfabetin cirilik, i zbuluar deri tani në trojet tona. Ky është një mesazh i gdhendur lart në shkëmbinjtë prej guri gëlqeror i një murgu të panjohur ndaj brezave të ardhshëm. Manastiri e ka emrin “Të gjithë shenjtorët bullgarë”, kurse festa e tempullit është të dielën e dytë pas Pentikostisë.
Vetë kompleksi i manastirit gjendet në tri nivele në shkëmbinjtë, kurse atje ka qeli, kisha dhe varreza. Afër tempullit, të ndërtuar në vetë shkëmbin, arrihet në një shkallë prej metali,që u ndërtua para pak kohe me mjete evropiane. Do të angazhohen arkitektë, të cilët të formojnë tërë hapësirën rreth shkëmbinjve, që të bëhet tërheqëse për turistët. Ideja është të ketë sipërfaqe të gjelbra, një qendër informative dhe një godinë për murgjit, të cilët një ditë do ta shndërrojnë tempullin në një vend të gjallëruar. Arkeologët nga rajoni, nga ana tjetër, e konsiderojnë tempullin Krepça si një itinerar i përbashkët turistik, bashkë me kështjellën e lashtë Misionis dhe aktivitetet e tjera në regjionin e Tërgovishtes.
Bordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..