Radka Aleksova i përket brezit të këngëtarëve popullorë që kanë rritur në mjedisin natyror të ditëve të punës dhe të festave në fshat, që gjithmonë janë shoqëruar me muzikë popullore. Ajo zhvilloi talentin e vet nën ndikimin e këngëve të interpretuesve amatorë të fshatit Graovo – pjesë e krahinës folklorike të Shopllukës, Bullgarisë Perëndimore.
“Kur isha fëmijë nuk dija çfarë dua të mësojë dhe të punojë – rrëfen këngëtarja. Ishim tre fëmijë, ishim shumë të varfër, por kishim lumenj, pyje dhe lëndina të gjelbra. Këndoja në korin e shkollës, i cili ishte shumë i mirë. Më pëlqente të recitoja poezi në ditët e festave. Kam marrë pjesë edhe në shfaqjet teatrale të shkollës. Siç dukej, fati më kishte përcaktuar të jem në skenë. Gjatë viteve 60-70 të shekullit të kaluar në vendin tonë kishte shumë kolektiva popullore amatore pranë vatrave dhe shtëpive të kulturës. U paraqita në një konkurs për korin pranë Shtëpisë sindikale të minatorëve në fshatin tim të lindjes Studena dhe kështu filloi formimi im i vërtetë si këngëtare. Dirigjenti i korit Bojan Nankov ishte pedagog i njohur vokal. Këtu mësova stilin karakteristik folklorik të të kënduarit të Graovos, përfaqësuese e të cilit jam.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”