3
Disa ditë para 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Sofje u hap ekspozita “Kosova dhe Bullgaria në hartat e Evropës”. Aktiviteti është frytë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Agjencisë së Arkivave Shtetërore të Bullgarisë. Për këtë shkak ky bashkëpunim u zgjat me
akoma tri vjet përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë ceremonisë zyrtare për çeljen e ekspozitës.
“Përmes kësaj ekspozite duam të tregojmë një pjesë të vogël të eksponateve tona më të vlefshme. Kemi treguar kopje të hartave nga shekujt XIV dhe XV – theksoi Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” z. Mihail Gruev. – Në këtë mënyrë duam të drejtojmë vëmendjen te pasuritë të cilat ruhen në arkivat e dy vendeve. Kjo na jep dituri për të kaluarën, si edhe për etnografinë dhe kulturën e dy popujve – bullgarë dhe shqiptarë.” Vizituesit mund të njihen me historinë e Ballkanit edhe përmes syrit të udhëtarëve gjermanë dhe francezë të cilët e kanë zbuluar gadishullin gjatë shekullit të XIX-të. Harta më e vjetër është nga viti 1375.
Më shumë rreth ekspozitës dhe projekteve të përbashkëta mes institucioneve arkivore të Ballkanit mësojmë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj.
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..