Mozaikë unike nga shekulli i III, që kanë zbukuruar Sinagogën antike në Filipopolin e dikurshëm, janë ekspozuar në Muzeun arkeologjik të Plovdivit. Ata tregohen për herë të parë. Në qendrën e një tabloje të madhe është vendosur shandani shtatë krahësh, i paraqitur ne mënyrë kolorite me proporcione të drejta. Për fat të keq pjesa e poshtme është asgjësuar, shpjegoi arkeologia Elena Kesjakova, e cila ka marrë pjesë në gërmimet para disa dekadave. Gurrëzat janë me ngjyrë të kuqe, portokalli, të gjelbër, të bardhë dhe të zezë. Djathtas është vendosur figura e degëzës së palmës, poshtë ka mbishkrime në greqishten e vjetër. Ato tregojnë kategorikisht prejardhjen hebraike të dhuruesve – Isaak dhe Josif.
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..