Kosi bullgar ”Trimona” është zgjedhur për një produkt qumështi numër 1 në klasifikimin për produkte të reja të qumështit në Amerikë Dairy Foods. “Trimona” prodhohet në rrethet e Nju Jorkut, ku bakteri Lactobacilllus bulgaricus zhvillohet shkëlqyeshëm. Kompania është e themeluar nga Atanas Vëlev dhe është emëruar në një nga emërtimet e lashta të qytetit të tij të lindjes Plovdiv. Dairy Foods është një botim i specializuar për industrinë e qumështit në Shtetet e Bashkuara, që ndjek tendencat e reja dhe teknologjitë në degë, transmetoi sajti offnews.bg.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..