Që sot në fshatin nga krahina e Rodopas Momçillovci fillojnë kurse intensive në gjuhën kineze. Qëllimi i banuesve vendas është të mund të komunikojnë më lehtë me turistë nga Kina, të cilët për vitin e fundit janë afro 1000 veta. Arsimimi do të zgjasë 45 ditë. “Përveç një arsim gjuhësor, do të ketë dhe leksione për kulturën kineze, ceremoni të çajit, mjekësi kineze, arte luftarake dhe gjëra të tjera interesante, kështu që në fund të kursit që të gjithë të dalim të pasuruar jo sa i përket gjuhës, por dhe si një kulturë të përgjithshme”, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë i Momçillovcit Sijka Surkova. Në kurs do të marrin pjesë 45 banues vendas, mes tyre ka dhe fëmijë. Arsimi financohet nga një kompani kineze, e cila prej disa vjetëve prodhon kos me emrin e fshatit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..