Aleksandër Georgiev (kitarë), Aleksandra Raeva (vokal), Burjan Maslev (bas), Vlladimir Mitin (trumpet), Panajot Angellov (perkusione), Stefan Cekov (bateri) dhe Jasmin Isinov (piano) – ky është grupi Mind Trips. Muzika, që ata krijojnë është e stilit Chill out dhe New Jazz. Pas “Sin” dhe “Vanioty” erdhi radha e albumit të tretë në historinë e grupit, me titullin “My”, ku janë përfshirë dhjetë këngë.
“Kaluan rreth dhjetë vjet pas pjesëmarrjes së fundit të Mind Trips – na tregon Jasmin Isinov. – Mirëpo, sot mund të them se e gjithë kjo ishte “qetësim përpara stuhisë”. Në promovimin e albumit në fund të tetorit të gjithë panë se kjo stuhi është pa shi, ajo është një emocion jashtëzakonisht i fuqishëm. Kjo, që ne po bëjmë tani, është mjaftë më e ndryshme. Njerëzit, të cilët e njohin muzikën tonë që nga atëherë, e ndiejnë rrënjën, thelbin, mbi të cilin tani ne po vazhdojmë të krijojmë. Ndryshimi në tingëllim i detyrohet faktit se vokali përsëri është Aleksandra Raeva. Temperamenti i saj ndikon shumë mbi këngët tona. Ajo arrin të përcjellë emocionin e saj dhe mënyrën e saj të të menduarit në këngë. Aleks i shkruan edhe tekstet – akoma një shkak që ajo të jetë kaq i përkushtuar asaj që po krijojmë në Mind Trips. Thelbi mbi të cilin zhvillohemi si grup është i qëndrueshëm, sepse njihemi që prej shumë vitesh dhe në vend të parë jemi miq të mirë. Sigurisht që në procesin e punës kemi shumë kundërshtime, jemi shtatë njerëz, por gjithmonë arrijmë të gjejmë idetë e mira. Procesi i punës mbi album vazhdoi shumë kohë – rreth tre vjet, por ne duam që ta saktësojmë madje detajin më të vogël."
Kënga “Don’t stop” është kryesorja në albumin “My”. Versioni i saj origjinal është me vazhdimësi më shumë se 8 minuta – kohë brenda së cilës muzikantët kanë mundësi të tregojnë së bashku dhe veçmas profesionalizmin e vet. Dëgjuesi do të dëgjojë lirikën e pianos, tingullin melankolik të trumpetit, karakterin e kitarës, timbret e perkusioneve dhe vokalet e bukura. “Ky është grupi Mind Trips – gjithçka është plotë dashuri dhe vjen nga shpirtrat tona pa asnjë ide për komercialitet dhe për diçka që është jashtë neve. Këta jemi ne.”
Ende nuk ishte kaluar emocioni rreth albumit të tyre të ri dhe muzikantët e Mind Trips hynë në studio, që të punojnë mbi këngët e tyre të reja.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..