Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aty ku ndërthuren legjendat e trakëve me teknologjitë moderne të prodhimit të verërave

Rajoni i qytetit Mellnik njihet për verërat. Varietetet e hardhive Shikora Mellnishka dhe Ranna Mellnishka, të njohura si Mellnik 55, rriten vetëm në luginën e lumit Struma. Verërat e prodhuara prej tyre ruajnë dhe zhvillojnë traditat bullgare të prodhimit të verërave. Natyra dhe klima specifike në rajon, pastërtia e ambientit rrethues gjithashtu ndihmojnë cilësinë e lartë të prodhimit.

Vila Mellnik ngrihet në mesë të hardhive të pafundme në rajonin Beli Breg afër fshatit Hërsovo. Kantina familjare është me tradita pothuajse 200 vjeçare. Ajo u përfshi në “Librin e biznesit familjar në Bullgari 2017” i pari i këtij lloji botuar nga Shoqata e Biznesit Familjar në vend. Qëllimi është të paraqitet përvoja e kompanive të suksesshme familjare, të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë sonë. Në botim lexohet, se ideja për verën e njohur sot “shato” lindi në vitet rinore të Nikolla Zikatanovit si mënyra e ruajtjes së zanatit familjar dhe si një respekt ndaj traditave dhe kulturës së regjionit të qytetit Mellnik, nga ku e ka prejardhjen e familjes.

Për prodhimin e verërave në rajon mund të flitet shumë. Por më mirë, është që kur për të tregon ndonjëri i cili prej vitesh punon në këtë fushë. Tanja Mihajllova nuk është nga familja e pronarëve të kantinës, por ka shumë kohë që kur punon për ta. “Më pëlqen se jam pjesë e kësaj kantiere sepse puna ime lidhet kryesisht me ruajtjen e traditave të vjetra bullgare dhe me popullarizimin e tyre në mbarë botën” – tregon Tanja Mihajllova dhe vazhdon:

Kantinat butikë në Bullgari të krijuara sipas modelit francez dhe italian, quhen “vila”. Kjo do të thotë, se janë prodhues të verërave me hardhi të veta. Kapaciteti i kantinës sonë është afro 250 tonë për vit. Kantina jonë nuk është e madhe, por ka sekretet e veta në prodhimin e verërave. Kantinat tona janë të hapura për mysafirë nga vendi dhe nga jashtë. Eksportojmë verëra të prodhuara nga varietetet vendore të rrushit. Prandaj marka e verës sonë është e njohur si në Bullgari, ashtu edhe jashtë shtetit. Krahas varieteteve tipike rajonale të hardhive kemi edhe sipërfaqe të mbjella me varietetet klasike të hardhive si kaberne, merlo, sira. Pa ato puna jonë nuk është e mundshme, sepse ato janë pjesë e verërave të përziera, pra ato verëra që janë të përbëra prej disa varieteteve. Më pëlqen puna ime në kantinë dhe prandaj nuk do të zëvendësojë punën time këtu me ndonjë tjetër. Krahas kësaj te ne punohet fortë, në mënyrë korrekte dhe ekipi është shumë i bashkuar.

Tanja Mihajllova tregon edhe për cilësitë e mrekullueshme të varietetit vendor të hardhisë Shikora Mellnishka. Emri i saj vjen nga gjethet e gjëra me push. Vera e prodhuar prej saj radhitet në vendin e dytë, pas Mavrudit, për nga popullariteti tek ne.

Vera ka një shije pak të athët në të hidhur, ndërsa aroma është e papërsëritshme – shpjegon Tanja Mihajllova. – Në rajonin e qytetit Mellnik tokat janë kryesisht të rëra, prandaj ky varietet i hardhive rritet këtu dhe asgjëkund tjetër. Ka rëndësi edhe klima mesdhetare, e cila depërton përgjatë rrjedhjes së lumit Struma. E gjithë kjo i jep një specifike varietetit. Rrushi i këtyre hardhive vilet vonë gjatë vjeshtës, sepse kërkon shumë diell për të pjekur. Vetëm kështu vera mund të bëhet e mirë. Ky varietet rrushi vilet gjatë shtatorit dhe tetorit. Në rajonin e qytetit Mellnik ka më shumë ditë me diell, dhe në këtë pjesë të Bullgarisë ka shumë ngrohtësi. E gjithë kjo e bënë krahinën e Mellnikut të papërsëritshme për nga prodhimi i verërave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: villamelnik.com

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD