Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli “Graovska Mlladost” – simbol i rinisë dhe i dashurisë ndaj muzikës tradicionale

Ansambli “Graovska Mlladost” (“Rinia e Graovos”) – qyteti Pernik, e ka provuar nivelin e tij të lartë artistik jo vetëm me çmimet e fituara në festivale të ndryshme prestigjioze në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Ai është një qendër tërheqëse për të rinjtë e dashuruar me muzikën dhe vallen e Graovos. Tradita vendase është e gjallë dhe e pranishme në festat e çdo një vendbanimi në rrethin e Pernikut. Ansambli është i pranishëm në të gjitha tubimet fshatare dhe në festat e tjera të qytetit.

Vencisllav Andonov, udhëheqës kryesor artistik i Ansamblit, është gajdexhi profesional. Ai e ka mbaruar Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike – Shiroka Llëka, Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rilski” në Bllagoevgrad dhe Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Jep mësime të gajdes në Universitetin e Ri Bullgar, në Universitetin e Sofjes dhe në seminare ndërkombëtare për folklor ballkanik.

“Gëzohem se i kushtuat vëmendje ansamblit tonë, i cili sivjet feston përvjetorin e tij të 60-të – thotë Vencisllav Andonov. – Ansambli ynë u krijua në vitin 1959 me udhëheqës Dimitër Nençev. Tre vjet më vonë u themelua kori popullor me dirigjent Ivan Tonçev. Folklori i Graovos është më specifik, jemi pjesë e Krahinës Folklorike të Shopëve, por jemi të ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Formacioni ynë përfsfshin një orkestër profesionale: fyell – Simeon Dimitrov, gëdullka – Metodi Metodiev, tambura – Bojan Andreev, kontrabas – Valeri Hristov, daulle – Enço Najdenov. Unë e udhëheq orkestrën dhe e bie gajdes. Kemi një studio vokale me udhëheqëse Sillvija Simeonova.


Në ansamblin koreografik bën pjesë një grup fëmijësh, me rreth 40-50 fëmijë dhe një grup rinor me rreth 50 valltarë. Koreografi është Todor Todorov. Ansambli është mbajtës i shumë dekoratave prestigjioze nga katër festivale republikane, është mbajtës i “Diplomës së nderit” të Portugalisë. Nuk ka vend në Evropë, të cilin festivali ynë të mos e ketë vizituar. Festivali i fundit ishte në Zvicër, ku u takuam me 10 grupe profesionale, ndërsa formacioni ynë është prej amatorësh, vetëm orkestra jonë është profesionale. Interpretuesit tanë kanë dëshirë të madhe për ta provuar këtë në skenë. Vitin e kaluar ishim në vazhdim të afro një muaji e gjysmë në një turne në Francë dhe Zvicër, ku u paraqitëm shkëlqyeshëm dhe e përhapëm famën e ansamblit tonë “Graovska Mlladost”, të qytetit Pernik dhe të atdheut tonë – Bullgaria.

Na gëzon fakti se na përkrah bashkia – shpresoj se edhe në të ardhmen do t’i ruajmë formacionet tona. Në Bullgari u mbyllën shumë formacione, ndërsa në vendin e tyre u krijuan “klube për valle popullore”, por kjo është diçka e ndryshme. Në njërin rast njerëzit takohen për të kaluar këndshëm kohën e tyre të lirë, ndërsa në rastin tjetër ata takohen që ta mbrojnë folklorin. Për mua “Graovska Mlladost” është rinia ime, dashuria ime, pas familjes, kuptohet. Ftojmë të gjithë miqtë tanë, të gjithë adhuruesit, të gjithë interpretuesit gjatë viteve të kaluara deri më sot për ta festuar së bashku jubileun tonë 60 vjeçar më 15 mars nga ora 18.00 në sallonin e Teatrit Dramatik “Bojan Danovski” – Pernik. Jeni mirëseardhur në koncertin tonë, që të shijojmë së bashku folklorin bullgar.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore “G. S. Rakovski - 1927”

Bullgarët e Banatit nga Gostilja i mirëpresin turistët gourme me kënaqësi kulinare dhe tradita të gjalla

Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..

botuar më 25-10-26 8.05.PD

Doc. Natalija Rashkova: Globalizimi është arsye për interes shtesë ndaj identiteteve

“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..

botuar më 25-10-16 3.15.MD
Facebook/Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Në Tokio do të qëndisin motive tradicionale bullgare

Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..

botuar më 25-10-12 5.00.PD