Produkti i tetë ushqimor nga Bullgaria u përfshi në listën me emrat e mbrojtur për prejardhje të BE-së – ky është mjalti i krahinës së malit Stranxha, i quajtur manov /ky është mjalti që mblidhet nga bletët nga lëngu i ëmbël i pemëve të caktuara, që derdhet kur ato janë të sulmuara nga insekte/. Ngjyra e tij është kafe e errët dhe mblidhet nga bletët vetëm në rajonin e malit Stranxha, që është pjesë e zonave të mbrojtura të BE-së “Natyra 2000”. Komisionari i bujqësisë dhe i zhvillimit të rajoneve fshatare Fil Hogan dhe komisionarja e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale Maria Gabriel do t’ua dorëzojnë zyrtarisht certifikatën e regjistrimit kryetarit të shoqatës së bletarëve “Mjalti Manov nga Stranxha” dhe një përfaqësuesi të Ministrisë së Bujqësisë. Ceremonia do të jetë në Bruksel më 3 prill.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..