Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut u morën vesh për festime të përbashkëta të Shenjtorëve Kiril dhe Metodi, deklaroi prof. Angell Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të Përzier të Çështjeve Historike. Ata kanë arritur pajtim edhe për rolin e shtetit bullgar për ruajtjen dhe përhapjen e shkrimit sllav, deklaroi Dimitrov. Bashkëkryetari maqedonas, prof. Dragi Georgiev, konstatoi se për disa muaj është arritur një përparim serioz në konfliktin 70 vjeçar historik. Në një mbledhje gjatë muajit qershor do të shqyrtohet si, sipas shembullit të mbretit Samoil, të kremtojmë dhe kujtojmë së bashku edhe Goce Dellçevin. Angel Dimitrov vuri në dukje se po vazhdojnë debatet për përmbajtjen e librave mësimorë të historisë në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë plot të dhëna dhe konstatime të pasakta dhe të papranueshme për Bullgarinë.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..