Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër takimin e zhvilluar më 21 prill në Sofje të organizatave të së djathtës së skajshme nga vendi dhe nga jashtë. Ministria i cilësoi afishet e ngjitura me imazhin e Adolf Hitlerit dhe shenjat naziste mbi monumentet dhe fasadat e ndërtesave publike si një provokim brutal kundër moralit të shoqërisë bullgare dhe historisë sonë. Këto akte cinike nuk kanë vend në shtetin tonë dhe nuk pasqyrojnë vlerat e popullit tonë. Ato do të ndiqen me ashpërsinë e plotë të ligjit dhe autoritetet bullgare do t’u kundërvihen të gjitha formave të antisemitizmi, ksenofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes, siç në Bullgari, kështu dhe në Evropë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..