Gjatë një aksioni të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave dhe të fondacionit “Katër putra”, në Parkun Kombëtar “Ballkani Qendror” u kthyen në natyrë tre arinj të vegjël, të shpëtuar para një viti në një rrugë afër liqenit artificial “Dospat” në Rodopet Lindore. Atëherë nëna e tre këlyshëve nuk u gjet. Tre arinjtë Radostina, Mitko dhe Jonas kaluan afro një vit në qendrën shpëtimtare “Arkturos” në Greqi, ku në kuadrin e një programi të posaçëm për riadaptim u mësuan se si të mbijetojnë në natyrë. Sipas specialistëve nga ana bullgare dhe ajo greke kafshët tashmë kanë arritur moshën dhe përmasat e përshtatshme që të kthehen në mjedisin e tyre të natyrshëm. Këlyshëve u janë vendosur pajisje GPS, që të mund të ndiqen.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..