Me urdhër të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva Ambasadori turk te ne Hasan Ulusoj sot duhet të vizitojë Ministrinë tonë të Jashtme për të dhënë sqarime pas deklaratës së tij që shkaktoi tension mes Bullgarisë dhe Turqisë. Ditën e shtunë gjatë hapjes së një uzine të re në Kërxhali ai deklaroi se shteti bullgar duhet të inkurajojë mësimin e gjuhës turke, që të tërheqë më shumë investime turke. Sipas MPJ-së fjalët e Ambasadorit janë shqetësuese, sepse qeveria bullgare kurrë nuk e ka penguar mësimin e lirë të gjuhëve të huaja, ndërsa turqishtja mund të mësohet krahas anglishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, kinezishtes, rumanishtes, hebraishtes. Ministria bëri të ditur se fjalë të tilla nuk janë në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..