Në takimin me Prokurorin e Përgjithshëm Sotir Cacarov Presidenti Rumen Radev ka deklaruar se çdo ndryshim në statusin e kryeprokurorit që po diskutohet, duhet të realizohet pas zgjedhjes së titullarit të ri të këtij posti. Cacarovi ka thënë se ndryshimet në kompetencat e Kryeprokurorit dhe në statusin e shefave të gjykatave duhet të bashkërenditen me këshillat e Komisionit Evropian. Në se ky duhet të jetë çmimi i daljes sonë nga “Mekanizmi për Bashkëpunim dhe Verifikim” në BE, ai duhet paguar, ka deklaruar Cacarovi. Ai ka kërkuar nga Presidenti që të respektojnë në mënyrë të rreptë Kushtetutën dhe konsultimet për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të mos interpretohen si përpjekje për ndikim mbi procedurën e nominimit dhe zgjedhjes.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..