Nënpresidentja Ilijana Jotova bisedoi me Ministrin e punëve të jashtme Mlladen Marinov dhe me drejtorin e Drejtorisë “Migracioni” Nikollaj Nikollov, kurse pak para kësaj edhe me Ministrin e arsimit Krasimir Vëllçev. Tema e bisedimeve të tyre është forumi i planifikuar për studentët e huaj me prejardhje bullgare, të cilët studiojnë në universitete bullgare në kuadrin e urdhëresave qeveritare Nr. 103 dhe Nr. 228. Qëllimi i Jotovës është që të lehtësohet qëndrimi i nxënësve dhe studentëve nga diaspora bullgare në vend, sepse kështu ata do ta parapëlqejnë Bullgarinë për studim dhe për punë. Për këtë arsye në forum përveç studentëve janë të ftuar përfaqësues të të gjitha institucioneve që kanë interes për këtë temë, përfaqësues të rretheve akademike dhe të organizatave të punëdhënësve.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..