“Frankfurti është vendi, ku bullgarët janë mirëseardhur për të banuar dhe të zhvilluar karrierën e tyre. Ne krenohemi për bashkëqytetarët tanë. Ata janë punëtorë dhe ambiciozë. E ruajnë identitetin e vet dhe në të njëjtën kohë janë integruar shumë mirë.“ Kështu Kryetari i Bashkisë së Frankfurtit mbi Main Peter Feldmann e priti Nënpresidenten Ilijana Jotova në kuadrin e vizitës së delegacionit bullgar në qytet. Sipas të dhënave zyrtare në Gjermani banojnë pak mbi 300 000 bullgarë, por vetëm në Frankfurtin mbi Main ata janë rreth 130 000. Dje në një takim me Ministren e Çështjeve Federale Evropiane të provincës gjermane Hesia Lucia Puttrich Nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova shqyrtoi sfidat para BE-së dhe rezultatet e zgjedhjeve evropiane. “Institucionet evropiane nuk kishin guxim të mjaftueshëm, që ta mbarojnë mandatin e tyre me ndryshimin e rregullores së Dublinit dhe me miratimin e një politike të përbashkët të migracionit” – komentoi Nënpresidentja bullgare.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..