Duhet ta shpejtojmë ndërtimin e korridorit panevropian Nr. 8, deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, pas mbledhjes së parë të Komisionit të përzier ndërqeveritar për kontroll të zbatimit të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut. Mes Sofjes dhe Shkupit ende nuk ka vijë hekurudhore, por ka financim të siguruar për të, vuri në dukje Ministri pasi bisedoi me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov. Të dy kanë shqyrtuar zhvillimin e marrëdhënieve në ekonomi, kulturë, arsim, si dhe punën e komisionit të përbashkët historik. Sipas nesh çështjet historike janë në thelbin e Traktatit të fqinjësisë së mirë, që t'i mësojmë njerëzit e rinj se çfarë është e vërteta, nënvizoi Zaharieva dhe nguli këmbë për punë intensive nga ana e Komisionit të përzier.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..