Me 117 vota “pro”, 90 – “kundër” dhe asnjë të abstenuar parlamenti miratoi në lexim të parë uljen e subvencionimit partiak nga 5.62 në 0.51 euro për një votë të fituar në zgjedhje. Propozimi u miratua me votat e Partisë GERB, Koalicionit “Patriot të Bashkuar” dhe Partisë “Volja”. Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri ishin kundër. Lëvizja për të Drejta dhe Liri tha, se midis dy leximeve do të bëjë propozim për 0 leva për votë. Kjo do të bëhet shkak për zhdukjen e partive politike dhe do të kërcënojë demokracinë, tha socialisti Dragomir Stojnev. U lodhëm të jemi “mbrojtës” i subvencionimeve partiake, theksoi Toma Bikov nga Partia GERB. Ai rikujtoi, se subvencionimi nga 0.51 euro për votë ishte dëshira e më se 2.5 milion njerëzve, të cilët votuan në një referendum kombëtar.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..