Bullgarët iu besojnë më shumë lajmeve të Radios Kombëtare Bullgare, tregon raporti vjetor i Institutit të Studimit të Gazetarisë “Rojters” pranë Universitetit të Oksfordit. Radioja Kombëtare Bullgare është me rezultat më të lartë sipas treguesit “besim në media ndër njerëzit të cilët e shfrytëzojnë për informacion” me 8.18 nga 10 pika të mundshme. Tendenca është te rritja e besimit pasi në vitin 2018 treguesi ishte 8.01. Grupi i sajteve të Radios Kombëtare Bullgare për herë të parë është në top 16 të mediave me akses më të madh. Mezi 40 për qind nga bullgarët iu besojnë lajmeve, tregon raporti. 52 për qind prej bullgarëve mendojnë se mediat kombëtare janë shumë negative. Ndër konkluzionet kryesore të anketës së bërë në 38 vende është se gjithnjë më shumë njerëz shqetësohen nga dezinformacioni, kërkojnë burime më të sigurta, por asnjeri nuk dëshiron të paguajë për gazetari të mirë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..