Bullgaria ka nevojë për më shumë zona industriale të , tha Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev gjatë vizitës së tij në Zonën Industriale Bozhurishte. “Na duhen akoma 4-5 zona të tilla në pjesën veriore të vendit dhe 3 të tjera në jug. S’ka rëndësi a do të jenë shtetërore, bashkiake, apo private”, komentoi ai dhe shtoi se investitorët dëshirojnë që çdo gjë të bëhet më shpejtë. Në zonat industriale projektet realizohen më lehtë për shkak të infrastrukturës së gatshme. Zv. Kryeministri komentoi se qëllimi i madh është që proceset të përshpejtohen dhe lëshimi i lejeve të mos u kushtojë investitorëve nga një vit apo një vit e gjysmë , siç është tani. Biznesi bashkëkohor është i shpejtë dhe të gjitha lejet duhet të jenë të gatshme paraprakisht, mendon Tomisllav Donçevi.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..