Punëdhënësit refuzojnë të marrin pjesë në bisedimet trepalëshe me qeverinë dhe sindikatat për përmasën e pagës minimale në Bullgari. Në një letër dërguar ministrit të punës dhe politikës sociale asociacioni i tyre deklaron se në kushtet e gjallërimit ekonomik pragjet e shpallura administrative të të ardhurave minimale nuk i përgjigjen dinamikës së punësimit, prodhueshmërisë së punës dhe rritjes së çmimeve. Sipas biznesit kjo metodë nuk praktikohet asgjëkund në BE, ai çon në rritje të ekonomisë së zezë dhe i ul pagat reale. Sipas parashikimeve të qeverisë gjatë vitit 2020 paga minimale në Bullgari do të rritet me 10 për qind. Që prej vitesh e këtej përmasa e pagës minimale caktohet nga qeveria për shkak të refuzimit të punëdhënësve për të marrë pjesë në dialogun trepalësh.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..