Në Parlamentin Evropian ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazkov u takua me ministrat e transportit të Polonisë, Hungarisë, Lituanisë dhe Letonisë. U diskutuan pozitat e shteteve bashkëmendimtare mbi Pakon e Mobilitetit I. Rumania shfaqi dëshirë të hyjë në këtë grup. Ministrat theksuan, se deri tani pakoja shqyrtohej pa argumente dhe analiza gjë që imponon një dialog të ri me pjesëmarrjen e të gjitha anëtarëve të Parlamentit Evropian nga shtetet bashkëmendimtare. Në një takim me koordinatorin e pakos në Parlamentin Evropian Hose Ramon Bausa-Diaz ministri bullgar theksoi, se kthimi i detyrueshëm i mjeteve transportuese deri në vendet nga ku janë çdo 4 javë do të rritë trafikun, emisionet e dëmshme dhe amortizimin e infrastrukturës rrugore.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..