Në fshatin e bukur të Plovdivit po zhvillohet festivali tradicional i pikturave në mur dhe i artit avangard “Staro Zhelezare Street Art Village Festival” deri në fund të muajit gusht. Fshati ka 400 banorë. Çdo verë iniciatorët e projektit – piktorët Katarzina dhe Ventsislav Piryankovi – me studentë të tyre nga qyteti polonez Poznan e ndryshojnë vendbanimin, duke pikturuar në të hapur në muret e shtëpive dhe në gardhe.
Tema e festivalit gjatë vitit 2018 – Muzeu i Artit Modern MoMa nga Nju Jorku në fshatin Staro Zhelezare” shkaktoi një jehonë të madhe jo vetëm në Bullgari, por dhe në mbarë botën. Portrete të njerëzve vendas u pikturuan krahas veprave të piktorëve të njohur botërisht. Ideja për utopinë futuriste është prijëse gjatë vitit 2019, ndërsa ky edicion i festivalit përfshin aksione artistike dhe performancë teatrale.
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për gjuhën bullgare. Luiza tregon se në universitet ka studiuar gjuhën dhe kulturën frënge, por i..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..