Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Bullgarisë është rritur me 3.3% në krahasim me tremujorin e vitit 2018, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 PBB-ja ka tejkaluar 14.3 mlrd. euro. Përqindja më e madhe i përket konsumatorit - 76.3%. Eksporti i mallrave dhe i shërbimeve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 është rritur me 3.3%, kurse importi i mallrave dhe shërbimeve pakësohet me 5.5%. Saldoja pozitive e jashtme tregtare me përmasë 497 mlneuro ndikon pozitivisht mbi rritjen ekonomike dhe përbën 3.5 për qind prej PBB-së.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..