Ditën e shtunë, më 24 gusht, Kreu i Shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në shënimin solemn të përvjetorit të 142 të Epopesë së Shipkës gjatë Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Beteja tek gryka malore Shipka në Stara Pllanina gjatë verës së vitit 1877 ka qenë një prej betejave vendimtare të luftës, e cila ka çuar në Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke në vitin 1878. Në orën 12.00 Presidenti dhe Kryekomandant suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev do të përshëndesë ushtrinë e nderit të Gardës Kombëtare. Pas kësaj do të zhvillohet lutje për nder të të vdekurve. Në orën 13.00 do të ketë rikrijime artistike të betejës në Shipka.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..