Shoqëritë agrare në Bullgari të cilat kanë marrë mjete në të kaluarën nga BE-ja dhe kanë arritur tavanin e financimit kanë bërë përpjekje të marrin më shumë para me mashtrime. Kjo thuhet në raportin e shpallur sot nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Kjo ka ndodhur nëpërmjet krijimit të firmave të reja, të cilat në shikim të parë kanë qenë të pavarura. Kontrolli ka konstatuar se shpeshherë adresa e firmave të vjetra dhe të atyre të reja ka qenë e njëjtë. Sipas OLAF-it humbjet në këto raste për buxhetin evropian kanë qenë rreth 10 mln euro. Që nga viti 2014 deri në vitin 2018 shërbimi ka konstatuar 94 raste të çrregullimeve në vend.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..