“Mbrojtja e lirisë nuk është puna vetëm e qeveritarëve, e gazetarëve apo e ambasadorëve – kjo është detyra jonë e përditshme” – këtë e tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare Ambasadori i ri i Gjermanisë tek ne Christoph Eichhorn . Ai është ish gazetar që ka punuar në radio dhe komentoi rolin e mediave publike në shoqërinë demokratike: “Nga ekzistenca e gazetarisë së provuar dhe të besuar fitojnë ato shoqëri të zhvilluara, të cilat ruajnë dhe forcojnë mediat e veta publike”. Ai tha se Bullgaria është ndër vendet me media të forta publike, të cilat mbajnë një nivel të lartë të gazetarisë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..