Bullgaria ka potencial për ndërtimin e 7-10 zonave të reja industriale si ajo afër Plovdivit, tha në edicionin e katërt të forumit më të madh ekonomik në Bullgari “Industria 4.0” Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev. Sipas tij me rëndësi është që të lehtësohen sa më shumë procedurat për investitorët dhe kjo duhet të bëhet me ligj të posaçëm.
Sa i përket mundësisë së humbur për tërheqjen e investimit të gjigantit automobilistik “Volkswagen”, i cili e parapëlqeu Turqinë para Bullgarisë, Tomisllav Donçevi komentoi: “Ai nuk erdhi, por do të vijë ndonjë tjetër dhe kjo do të bëhet brenda 2-3 vjetëve të ardhshme, sepse janë grumbulluar shumë premise për këtë dhe kjo është e paevitueshme”.
Ministri i financave Vlladisllav Goranov tha se në negociatat me “Volkswagen” “bëmë çdo gjë që ishte e mundshme dhe bile më shumë”, por investitorët e tillë kërkojmë shumë privilegje dhe infrastrukturë të ndërtuar 100%. Kompanitë e tilla presin nga mikpritësit që të sigurojnë investime, kurse ata të vijnë vetëm me “know how” dhe me teknologjitë e veta, por këtë mund ta sigurojnë vetëm shtetet e mëdha. Sipas fjalëve të tij 90% prej negociatave kanë qenë lidhur vetëm me infrastrukturën.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..