Procedurë të përshpejtuar gjyqësore nuk do të ketë vetëm në rastet e vrasjeve me paramendim. Këtë e vendosën deputetët e komisionit ligjor në Kuvendin bullgar pas debateve njëorëshe të lidhura me votimin e ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale në lexim të dytë.
Pavarësisht se javën e kaluar deputetët e këtij komisioni komentuan se hetimi i përshpejtuar gjyqësor mund të mos aplikohet dhe në rastet e lëndimeve të rënda trupore, sot ata e lënë këtë mundësi më KPP.
Hetimi i përshpejtuar gjyqësor jep mundësi për pakësim të konsiderueshëm të afatit të dënimeve në se kryesi i krimit e pranon fajësinë e vet.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..